20 çika kosovare përfunduan me sukses vitin e parë në kuadër të programit Global Engineer Girls (GEG) Kosova. Synimi kryesor i GEG, iniciativë kjo e krijuar në partneritet mes Limak Kosovo dhe United Nations Development Programme (UNDP), është të ofrojë mbështetje efektive dhe të rrisë përfaqësimin e grave në fushën e inxhinierisë në Kosovë.
Në ceremoninë përmbyllëse për të diplomuarat, ku u ndan mirënjohet për to, mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo e cilësoi të jashtëzakonshme iniciativën GEG.
“Iniciativë e shkëlqyeshme për vajzat që duan të ndjekin ëndrrat dhe karrierën e tyre. Këto vajza janë shembulli më i mirë i potencialit të rinsë tonë, sukseset e të cilës nuk njohin kufij”.
Kryeshefja e Limak Holding, Ebru Ozdemir, tha se ndihmuan në shkollimin e vajzave për një arsye.
“Edukimi është i rëndësishëm, sidomos për vajzat. Mbështetem finaciarisht, i ndihmuam vajzat që të jenë jo veç inxhiniere të suksesshme, por edhe lidere. Jo vetëm për shtetin e tyre, por për botën. Ta bëjnë botën vend më të mirë”, u shpreh Ozdemir.
Kurse përfaqësusi i UNDP-së, Nuno Queiros, inkurojë vajzat t’i thyejnë barrierat.
” I lumtur që kemi sjell këtë projekt në Kosovë. Po ashtu për partaneritetin me Limak. Vajzat duhet me i thy barrierat dhe më udhëheq me shembull. Nuk perfundon ketu rrugëtimi juaj. Vetëm sa ka filluar”, theksoi Queiros.
Vetë përfitueset e programit u shprehen të lumtura me mësimet që morën.
” Ka qenë program i qëllluar dhe i nevojshëm. Te shohim përtej sterotipeve gjinore në veçanti në fushën ku studiojmë ne. Kemi zhvilliuar shkathësitë tona. I inkurajoj vajzat të ndjekin një karrierë të tillë”, theksoi Eriona Ahmeti që foli në emër të të gjitha të diplomuarave.




