Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, si i dyshuar për fajde dhe detyrim.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në dy lokacione prona të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie, 4800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
