20/04/2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka emëruar aktorin Petrit Malajn në pozitë të ambasadorit në Kosovë.

Deri më tani këtë pozitë e mbante Qemajl Minxhozi, i cili qëndroi në këtë detyrë nga marsi i vitit 2014.

Minxhozi u lirua nga kjo pozitë nga ana e Begajt, teksa në pozitën e tij, do të pasojë Malaj.

Ndërkohë, ai është vetëm njëri prej 15 ambasadorëve të liruar nga kjo detyrë.

Përndryshe, propozimi për aktorin Petrit Malaj është bërë nga kryeministri Edi Rama. /Klankosova.tv.