20/04/2026

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ferizaj. Cak i goditjes kësaj radhe kanë qenë motelet e kësaj komune.

Kanë qenë ekipi anti-trafikim me qenie njerëzorë dhe me NJRSH që e kanë zhvilluar aksionin.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Ky aksion është vazhdimësi i planit operativ “Goditja” në nivel Kosovës.

Sonte nga ora 19:00 aksioni është zhvilluar në Ferizaj, ku deri më tani pesë lokalitet janë mbyllur dhe gjashtë janë kontrolluar.