20/04/2026

Mërgimtarët po presin deri dy orë për të dalë nga pika kufitare tokësore në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në këtë pikë kufitare është 400-500 metra.

Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë janë deri në 40 minuta. Ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri 20 minuta.

Situata në pikat tjera kufitare është e qetë me hyrje-daljet, që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta./21Media