Më shumë se 11 mijë doza droge sintetike ekstazi u sekuestruan nga policia e Tiranës të martën e cila vendosi në pranga dy persona nga Kosova dhe tre nga Shqipëria.
Njëri nga të dyshuarit për trafikim të drogës nga Prishtina, e cila shpërndahej në zonat bregdetare të Shqipërisë, është tashmë i larguar, asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci.
Por çfarë duhet të dinë qytetarët për drogën Ekstazi?
Lloji i kësaj droge është një emër që përdoret për substancën kimike metilen-dioksimetamfetamine, e cila shkurtohet si MDMA.
MDMA prodhohet në formë tabletash që merret nga goja, por edhe të përdorimit intravenoz.
Në Kosovë numri i përdoruesve të kësaj substance narkotike rritët gjatë verës.
Kurse viti me më së shumti përdorues ka qenë 2016-2017.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labirinth”, Safet Blakaj.
“Në Kosovë përdorët nga pas lufta gjatë vitit 2006-2007 janë përdoruar më së shumti dhe tani nuk kanë qenë shumë trendi. 2016-2017 është paraqitur sërish dhe gjatë verës rritët numri i përdoruesve në Kosovë”, ka treguar Blakaj.
Blakaj thotë se droga Ekstazi përdoret nga moshat e reja.
“Ky lloj i drogës quhet droga e klubeve ku ka ndeja e festivale e muzikë elektronike dhe vende të ndryshme. Nga – 20 vjeç e deri 30 vjeç janë mosha që e përdorin më së shumti këtë lloj të drogës në vend”, tha Blakaj.

Ai ka treguar edhe mënyrën e përdorimit të tabletave Ekstazi.
Megjithatë, Blakaj thotë se të gjitha llojet e substancave narkotike janë të dëmshme.
“Droga në fjalë nuk e shkakton varësinë kjo përdorët 1-2 në javë për një periudhë të caktuar pastaj përdorin droga të tjera. Të gjitha narkotikët janë të dëmshme për shëndetin por edhe kjo është e dëmshme nëse përdorët me llojet e tjera dhe me alkoolin mund të pasojnë me vdekje të shpejtë nga mbidoza”, u shpreh ai për Front Online.
Efektet akute të MDMA zgjasin nga tre deri në tetë orë dhe efektet e tij afatshkurtër përfshijnë ndjenja euforie, qartësi të shtuar mendore dhe emocionale, ndjesi lehtësie dhe lundrimi dhe halucinacione të tjera. Përdoruesit e MDMA gjithashtu kanë oreks të shtypur, etje ose nevojë për të fjetur. Ndonjëherë përdoruesit që marrin pjesë në festa dy deri në tre ditë vuajnë nga dehidratim ose rraskapitje të rëndë.
Efekte të tjera akute të pakëndshme dhe/ose të rrezikshme përfshijnë ndjenjat e depersonalizimit, ankthin e shtuar, tensionin e muskujve, shtrëngimin e pavullnetshëm të dhëmbëve, shikim të paqartë, dobësi, të dridhura dhe djersitje, hipertension, dridhje, kriza dhe rritje të temperaturës së trupit.
