20/04/2026

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas krimit në kryeqytet, ku një person u vra dhe disa të tjerë mbetëm të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në “Bon Vivant”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kllokoqi ka thënë se që nga paslufta në sidomos në Prishtinë kanë qenë të theksuara problemet ku janë përfshirë “komandantët” dhe që siç i quan ai, ‘mangupat’.

I pari i gastonomëve ka bërë apel që perosonat me të kaluar kriminale të vihen prapa grilave.

Postimi i plotë:

Pikë së pari ngushëllime familjes Ramadani, jeta është e shenjtë dhe kërkush s’ka të drejtë ta marrë atë 😢
Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre).

Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?!
Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite.
Njerz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNE?’.

Zgjidhje absolute për ketë mentilatet nuk ka, minimizim të rasteve besojmë fuqishëm se po.
Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË.
Prishtinë edhe një herë ta thyem zemrën, ta prishëm rendin e qetësinë me sjellje primitive,
të vnumë shaminë e zezë.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të të vrarit dhe të plagosurve.