Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është rihapur pishina e Gërmisë.
“Pishina e Kryeqytetit është e hapur, dhe duket për mrekulli
Ejani dhe freskohuni
#sportmarketing #prishtina #germia2023”, thuhet në njoftim.
Kjo pishinë ka qëndruar dje e mbyllur.
Arsyeja ishte moti dhe dezinfektimi i hapësirave përreth pishinës.
