Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas kufizimit të hapësirës që iu është bërë mediave në Kuvend.
Musliu duke shpërndarë pamje të gazetarëve dhe kufizimeve të vendosura, tha se pamjet e tilla flasin për drejtimin që shteti jonë po e ndjekë.
“Një ndër bazat e instalimit të regjimit autoritarian është vënja nën thundrën e vetëcensurimit të mediave” shkruan Musliu-Shoshi.
