21/04/2026


Disa dhëmbë (platformë) i kanë rënë një qytetari në Gërmi.

Një tjetër, e cila i ka gjetur, ka lajmëruar të gjithë në rrjete sociale.

Ai i ka bërë thirrje “pronarit” t’i shkruaj për t’ia kthyer, duke thënë se është i vetëdijshëm se porositja e një platforme të re është e kushtueshme, shkruan lajmi.

“Pershendete qeto i kam gjet ne germi .Kuj i kan ra te lajm te restoranti se e di kushtojn shtrejt mi maru te reja”, ka shkruar ky qytetar në grupin “Network Prishtina”.