14/11/2025

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë.

Këngëtari ka ndarë një fotografi të këmbës së foshnjës të premten në Instagram duke zbuluar se emri i fëmijës është Jack Blues Bieber. Më pas, të njëjtin postim e ka ndarë edhe modelja 27-vjeçare.

Çifti pati njoftuar se po priste fëmijë në maj. Më pas kishin shpërthyer fotografitë e Haileyt me barkun e fryrë, shkroi AP.

Justin dhe Hailey u martuan në nëntor 2018. Ata kishin qenë në lidhje për rreth një muaj para martesës.