17/04/2026

Komentuesi dhe njohësi i rrethanave politike, Valon Bela përmes “Facebook”, ka komentuar vrasjen e djeshme nga ana e policisë në fshatin Gajre.

Sipas Belës, vrasja është e menduar nga ana e policisë së Mickovskit. Gënjeshtra sipas tij se i dyshuari ka vdekur rrugës kur u dëshmua se ai është vrarë para syve të familjarëve

Ai ka zbuluar edhe qëllimin e vërtetë të kësaj vrasjen, thotë se tentimi i këtij pushteti është t’i frikësoj qytetarët që protestat e paralajmëruara nga opozita.

Reagimi i plotë:

Vrasja në fshatin Gajre doli të jetë vrasje e menduar e policisë së Mickovskit. Gënjeshtra se i dyshuari ka vdekur rrugës kur u dëshmua se ai është vrarë para syve të familjarëve është mashtrim endemik. Tentimi i këtij pushteti është t’i frikësoj qytetarët që protestat e paralajmëruara nga opozita t’mos janë masive. Këto veprime janë të njohura për shqiptarët por mbeten të dështuara tërësisht dhe për këtë flet historia për përmbysje të pushteteve siç ishin pushtetet e Cërvenkovski dhe Georgievski. Sepse shqiptarët mu atëherë kur ua përdhos dinjitetin, të shkërmoçin planet mistike në kuzhinat sekrete. Luftërat e fundit qëndrojnë si kundërargument për këtë gjë. Ish sekretari i përgjithshëm, Xhorxh Robertson, 3 muaj pasi deklaroi se Maqedonia e Veriut është shtet model ballkanik, nisi lufta e UÇK-së. Pra, ne kemi arritur të surprizojmë edhe NATO-në me krejt aftësitë e intelegjencës (spiunimit) të saj.

Ajo që po përfaqëson ky pushtet (tani më) vrastar është monizëm i pastër me mendësi kriminale!!

Të gjithë e dijmë se maqedonasit s’kanë kapacitet për asgjë pa shqiptarët. Fundi do jetë fitore për shqiptarët!