17/04/2026

Kënga “Si ai” kënduar nga Tayna, po vazhdon me suksese edhe nëpër botë.

Së fundmi, reperja ka bërë të ditur se kjo këngë radhitet e gjashta në botë në platformën “Shazam”, njofton Klankosova.tv.

Teksa ka shpërndarë në Instagram tabelën që dëshmon këtë gjë, artistja vendosi edhe një emoji të përlotur.

Pas kësaj kënge e cila u bë virale gjithandej trojeve shqipfolëse dhe më gjërë, Tayna e ka gati edhe një projekt të ri muzikor i cili pritet të lansohet së shpejti.