Kryeministri i ri i vendit dhe ministrant e përbërjes së re Qeveritare afërsinë me Kinën dhe përmirësimin e raporteve bilaterale e kanë shumë të rëndësishme.
Pas Fatmir Limanit, ministër në Qeverinë e re, dhe Hakim Sumës, sekretar shtetërorë, me ministrin e Kinës, Zhang Sou takim ka pasur edhe kryeministri, Hristian Mickoski.
Sipas njoftimit për media nga faqja e kryeministrit thuhet se në takim është folur për ër bashkëpunim ekonomik dhe politik dhe për të udhëhequr një politikë të marrëdhënieve të mira dhe intensive.
Mickoski ka theksuar edhe bashkëpunimin e mundëshëm në sferën e arsimit, kulturës, transporti dhe shumë fusha tjera.
Me këtë, Qeveria konfirmon se më shumë është e përkushtuar që vendin ta ofroj me Kinën se sa me Bashkimin Europian.
Njoftimi i plotë i kryeministrit, Mickoski.
Sot pata një takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Suo. Në takim konfirmuam marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe theksova përkushtimin tim për bashkëpunim ekonomik dhe politik dhe për të udhëhequr një politikë të marrëdhënieve të mira dhe intensive. Theksova se një bazë e mirë bashkëpunimi është arsimi, kultura, transporti, shkenca dhe shfrytëzimi i potencialeve që janë në dispozicion nga miqësia e intensifikuar.
https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1087500949398497?ref=embed_post
