14/11/2025

Emri i Muhamet Ahmetit nga Tetova ishte më i përfoluri për zëvendës ministër i punëve të brendshme nga rradhët e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në kuadër të koalicionit Vlen.

Aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes Demokratika publikisht uronin Muhamet Ameti për postin e zëvendës ministrit të brendshem, me postime në rrjetet sociale, por sipas informacioneve nga VMRO DPMNE, ky propozim nuk është pranuar nga Hristijan Mickovski.

Edhe kandidati i dytë, Bashkim Hasani, nga Gostivari, marrim vesh që është refuzuar nga Hristijan Mickovski bashkë edhe me një kandidat të tretë.

Si kompromis i fundit, pas gjitha refuzimeve, propozohet Astrit Iseni nga Kumanova, një bodibillder, pa përvojë në menaxhim institicuonal dhe pa përgaditje profesionale.