Aktorja Egla Ceno, fituesja e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh në Big Bother Vip Albania 3 ka folur këtë të martë për fitoren, por dhe për paratë e fituara.
Gjatë një interviste në “Fiks Fare””, Ceno tha se nuk kishte parë ndonjëherë 10 mijë euro bashkë e jo më 100 mijë.
Ndërkohë, Egla foli dhe për raportet me ish-banorët e tjerë të BBVIP, ku zbuloi ndër të tjera dhe një bisedë me Jul Dedën, në momentin kur ajo u rrëzua në skenë, disa ditë pas finales. Ajo tha se Deda i kishte thënë se kështu ndodh kur e merr BBV me hile. Ndërsa për raportin me Romeo Veshajn preferoi të mos flasë.
