19/04/2026

Analisti politik, Valon Bela përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas deklaratës së Hristian Mickoskit se për të, ky vend “atëdheu” gjithmonë do të mbetet Maqedoni, edhe pse në Kushtetutë është RMV.

Bela thotë se kjo deklaratë e kryeministrit në ardhje hap rrugën që Maqedoninë e Veriut kush ttë dojë me çfarë emri të dojë ta emërtojë.

Sipas tij, deklarata e Mickoskit le të nënkuptohet se edhe shqiptarët këtë vend e njohin si Shqipëri Etnike.

“Mickovski tha “ky vend për mua do të mbetet gjithmonë Maqedoni por Ligjet dhe Kushtetuta e njohin si RMV”. A pi bje tash se edhe shqiptarët këtë vend e njohin si Shqipëri Etnike por Ligjet dhe Kushtetuta e njeh si RMV? Hajde mor për hajr! Secili do ta definon këtë tokë siç dëshiron!Dardanët në Kosovë çka po thuen ejjjj …”, ka shkruar Bela.

https://www.facebook.com/valon.bela.5/posts/10228464566092400?ref=embed_post