Shkup, 30 janar – Policia e trafikut dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 124 sanksione, prej të cilave trembëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, një gjobë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…, bëri të ditur MPB-ja.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
