Klan Maqedoni prej mbrëmë ka filluar me transmetimin e serialit të ri televiziv “Doktori i mrekullive”.
Seriali ka qenë fenomen televiziv në ekranet turke pasi që ka thyer rekorde shikueshmërie.
Skenari i saj është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe protagonist është Aliu, i cili ka qenë viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se është i prekur me autizëm.
Paragjykimet nuk ndalen për të as kur dëshiron të realizoj ëndrrën e tij e të bëhet kirurg.
Por, bullizmi, paragjykimet e sfidat e kthejnë në forcë kirurgun që do të mahnis të gjithë.
“Doktori i mrekullive” në ekranin e Klan Macedonias fillon nga 29 janari 2024 për t`u shfaqur nga e hëna në të premte në ora 19:05 në Klan Maqedoni.
