Një përmbysje e pabesueshme, një sukses “alla Mourunho” i dhuroi Romës tre pikët përballë Lecce-s së Ramadani-t. Kjo fitore i jep frymëmarrje ekipit kryeqytetas duke i afruar me “zonën euro”. Romelu Lukaku ishte “engjëll dhe djall” për ekipin e tij, fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 5-të, një shans i artë që futi në presion ekipin roman. Dybala me shokë spostuan Lecce në gjysmëfushë, vetëm në pjesën e parë krijuan 10 raste për gol, ndërsa goditën 2 herë kuadratin.
Në pjesën e dytë, kur të gjithë prisnin që Roma të zhbllokonte ndeshjen, Lecce i befasoi me një kundërsulm të shpejtë duke pllakosur heshtjen në stadium. Mourinho nisi valsin e zëvendësimeve duke hedhur në fushë mes të tjerëve edhe Azmoun, pikërisht sulmuesi iranian me një goditje të bukur me kokë vendosi baraspeshën në minutën e 91-të. Drama nuk u mbyll me kaq, pasi në aksionin e fundit, në minutën e 95-të, Lukaku bëri “engjëllin” duke realizuar një gol trepikësh që solli festë të shfrenuar te tifozët verdhekuq, ndërsa vetë belgu shpërtheu në lot. Ramadani me Lecce-n e tij nuk mundën të merrnin qoftë dhe një pikë nga kjo transfertë, por mesfushori kuqezi dhuroi një paraqitje pozitive, aq sa Dybala i kërkoi fanellën, mediat italiane e vlerësuan me notën 6.Shijon këtë sukses, Jose Mournho:
“Në minutat e fundit mund të pësonin 2 apo 3 gola, por në fund fituam. Ekipi ishte i zhbalancuar në ato momente, por djemtë u treguan fantastik, ashtu si edhe publiku. Puthja me Lukakun? Është hera e dytë që gabon me mua, por penalltitë i gabojnë ata që gjuajnë”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.watch (1)