Çifti i shumëpërfolur nga mediat, Loredana dhe Karim Adeyemi duket se janë bërë të pandarë.
Edhe pse me një diferencë moshe prej 7 vitesh, reperja ka vendosur ta sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.
Ishte një dentisti kosovar ai që ka publikuar një fotografi ku shfaqet me futbollistin.
Kujtojmë se kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.
