Luiz Ejlli po vazhdon të jetë shumë i popullarizuar pasi u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Këngëtari i cili fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme numëron në profilin e tij në Instagram mbi 600 mijë ndjekës, me të cilët ka ndarë një foto në “instastory” ku tregon personin që i ka zbuluar talentin e tij për këngën, duke e mbështetur dhe mësuar të këndojë.
