Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur sot në një takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.
Kreu i shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti vlerësoi rolin e rëndësishëm të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.
Klan News