12/10/2025

Ajo thotë se qytetarët e Kosovës do të paguajnë rreth 2 milionë euro më shumë për librat shkollor.

Tutje, Lushaku Sadriu thekson se “me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore”.

 

Reagimi i plotë:

 

QYTETARËT E KOSOVËS DO TË PAGUAJNË RRETH 2 MILION EURO MË SHUMË PËR LIBRAT SHKOLLORË

 

Qeveria e Kosovës paska vendosur që familjet t’i blejnë vet librat shkollorë, meqë ka dështuar të negociojë çmimin për blerjen e tyre. Me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për të siguruar librat për vitin shkollor, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Paramendoni, Shtëpitë Botuese e kanë vet në dorë të vendosin çmimin e librave. Ato nuk do t’i shesin librat me çmimin me lirim që do të ia ofronin Qeverisë, por çmimi do të jetë deri 20% më i shtrenjtë.

Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore!

Një veprim tjetër tipik populist i Qeverisë Kurti në dëm të qytetarëve e buxhetit të Kosovës!