
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshje mes katër personash që ndodhi sot në qendër të Deçanit.
Njëri nga të lënduarit ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kështu deklaroi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Po ashtu edhe dy persona e tjerë që janë të përfshirë në rast do të intervistohet nga policia”, tha ai.