Veles: Merr flakë treni i mallrave, trenisti shkëput lokomotivën për të shpëtuar vagonët

Sot pasdite, rreth orës 14:40, në hekurudhën e Velesit në afërsi të stacionit të trenit “Rajko Zhinzifov” ka marrë flakë një lokomotivë, për shkak të së cilës është ndërprerë qarkullimi hekurudhor. Treni i mallrave udhëtonte nga Gjevgjelia për në Beograd.

“Shoferi ka shkëputur lokomotivën në momentin kur ka filluar zjarri, në mënyrë që zjarri të mos përhapet. Për shkak të paaksesueshmërisë së terrenit, lokomotiva e djegur është shuar me aparate zjarri. Informacioni i fundit është se zjarri ende nuk është shuar”, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK).

Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi hekurudhor. Treni i pasagjerëve nga Shkupi për Gjevgjeli, i cili niset në ora 16:55 dhe treni për Manastir në 20:05 është ndalur. Po ashtu, treni i udhëtarëve nga Gjevgjelia për në Shkup, i cili niset nga stacioni hekurudhor Veles në ora 18:40, pret normalizimin e qarkullimit.

Treni zjarrfikës i “Hekurudhave të Maqedonisë”, i cili duhet të ndërhyjë në rast zjarri përgjatë ose në hekurudhë, është në funksion nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit.

Share post: