23/02/2024

Publikohen për herë të parë pamjet ‘të fshehura për 30 vjet’ që tregojnë momentin e shembjes së urës së vjetër në Mostar

Organizata e përbashkët e veteranëve të qytetit të Mostarit (JOB) dhe TV Historija, e cila punon në kuadër të Qendrës për Paqe dhe Bashkëpunim Multi-Etnik nga Mostari kanë njoftuar se së fundi kanë siguruar materiale autentike filmike që sipas tyre përmbajnë pamje ekskluzive dhe të papara kurrë më parë të granatimeve dhe rrënimit të Urës së Vjetër të Mostarit, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1993.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet konfirmojnë se granatimet e Urës së Vjetër janë filmuar nga ekuipazhi i Ushtrisë Kroate nga fortifikimet në kullat e një kodre mbi qytet.

Siç thuhet më tej, kamera e tyre ndjek vazhdimisht shtigjet e më shumë se 50 predhave të lëshuara nga një tank.

Po sipas tyre, në materialin video shfaqen edhe momentet kur anëtarët e ekuipazhit drejtojnë ekuipazhin e tankeve me radiokomunikacion për të kryer gjuajtje sa më precize të harkut dhe themeleve të Urës së Vjetër.

Ata gjithashtu raportojnë se “si po shkon dhe në çfarë faze ka mbërritur shembja e Urës së Vjetër”.
https://twitter.com/N1infoSA?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1654881036885434371%7Ctwgr%5E6aeb33dc27a2b9ef6b634dd256d825ea4407c456%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeks.mk%2Fpublikohen-per-here-te-pare-pamjet-qe-tregojne-momentin-e-shembjes-se-ures-se-vjeter-ne-mostar%2F