09/11/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se përshkak të pengmarrjes së ligjeve për punën e Korridorit 8 dhe 10d nga opozita, qeveria ka vendosur që propozim ligjet e këtij projekti të propozohen në Kuvend me flamur europian.

Grubi ka kërkuar që deputetët të heqin dorë nga bllokimet dhe të mos shtrenjtojnë dhe pengojnë procesin e punës me vetëdije.

Statusi i plotë:

Duke parë bllokadën e dukshme, pengmarrjen e ligjeve nga opozita dhe duke pasur parasysh interesat e qytetarëve për ndërtim më të shpejtë, më efektiv dhe cilësor të Korridorit 8 dhe 10D, Qeveria në seancën e sotme miratoi 5 propozim ligje të cilat ua dorëzoi deputetëve.
Duke pasur parasysh faktin se Bashkimi Europian ka shtuar Korridorin 8 në hartën e korridoreve evropiane, si dhe rëndësinë e tij gjeostrategjike së bashku me Korridorin 10 D dhe se për këto ligje tashmë një kohë të gjatë po debatohet në opinion, edhe në Kuvend, edhe në Qeveri, edhe në media, vendosëm që këto ligje të propozohen me flamur europian. Kërkojmë nga deputetët që të heqin dorë nga bllokimet, të mos shtrenjtojnë autostradat me mbi 150 milionë euro para të qytetarëve dhe të mos rrezikojnë realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe strategjike vetëm për agjendë politike ditore. Varet nga deputetët nëse projekti më i madh dhe më i rëndësishëm në historinë e vendit do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë apo më ngadalë dhe më shtrenjtë.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/788168446006009