09/11/2024

Disa herë ish-banorja e BBV, Kejvina e ka shprehur hapur se ishte kundër Kiarës. Në disa statuse në Instagram, Kejvina shpeshherë shkruante se Kiara po shkatërron Luizin për famë.Madje në një postim kohë më parë shprehej se kishte arritur në pikën që mund të bënte ndonjë gabim të dytë dhe të hynte nga gardhi në shtëpi vetëm që t’i tregonte vendin Kiarës.
Kejvina gjithashtu e ka konsideruar Kiarën si banoren më fallco teksa ironizoi rikthimin e saj në BBVA, duke u shprehur se “lëpihet për tu dukur bukur në publik”.
Megjithatë pas daljes së Kiarës nga shtëpia duket se gjërat janë sheshuar. Kiara u shpreh se nuk dëshiron të mbajë inate me asnjë dhe t’i lë të gjitha brenda lojës dhe kështu ka vepruar.
Së fundmi ajo ka habitur me veprimin duke nisur të ndjekë Kejvinën në Instagram, nga profili që i hapi Luizit.Ky veprim është nënkuptuar si pajtim mes vajzave.