09/11/2024

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në Facebook ka përkujtuar sakrificën e dëshmorëve shqiptar, me rastin e 5 Majit që njihet si Dita e dëshmorëve të kombit.

Grubi shkruan se themelet e kombit qëndrojnë mbi veprat e atdhedashurisë së dëshmorëve.

Statusi i plotë:

Mbi madhështinë e veprës heroike dhe sakrificës së dëshmorëve qëndrojnë themelet e kombit, çdo arritje ka burimin në amanetin e tyre për lartësimin dhe mbrojtjen e atdheut.

Përulemi me respektin më të madh jo vetëm sot, por në çdo ditë të jetës para atdhedashurisë së tyre dhe atyre vatrave familjare që rritën bijë e bija të gatshëm për të flijuar veten për lirinë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0328tWSGYqX1PPAXxAH2UMraoeQb9BzJ7bbLy4smRkGrFaGCXQx1SNhDurfBHC9thql&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz