“Ditët e Agimit” në Gjilan, “Kushtrimi” i fitoi katër medalje

Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu është kthyer me katër medalje nga turneu ndërkombëtar i karatesë “Ditët e Agimit” në Gjilan. Karateistët e “Kushtrimit” nga Hasanbegu kanë fituar katër medalje, një të artë, dy të argjendta dhe një të bronztë.
Rexhep Rushiti ka zënë vendin e parë duke u stolisur me medalje të artë, Usame Bahtijari dhe Erdonit Sadiki kanë fituar medaljet e argjendta, kurse Rinesa Bajrami është stolisur me medalje të bronztë.

Share post: