14/07/2024

Teksa e gjithë shtëpia u kthye kundër Krist Aliajt, Dea Mishel i doli atij në mbrojtje me argumentin se nuk e ofendoi dhe as nuk e vrau Nita Latifin, që të bënte atë lloj reagimi.

Sipas saj, ishte vetëm një lojë dhe nuk kishte përse situata të shkonte kështu. Dea u shpreh se situata po teprohet shumë dhe se nuk mund të thuhen disa fjalë, vetëm për një lojë.

Nga ana tjetër Qetsor Ferrunaj u shpreh se do thuhen fjalët dhe se edhe Dea ka thënë gjëra që nuk duhen për Luiz Ejllin.

Nita debatoi me Dea Mishel, pasi kjo e fundit mbështeti Kristin lidhur me debatin që ai pati me këngëtaren.Kjo e fundit nuk ishte aspak dakord me këtë, ndërkohë sipas Efi Dhedhes sjellja e Deas është mëse normale, duke qenë se ajo ka një raport shumë të mirë me Kristin dhe me të drejtë e mbron.

Nita i tha Deas se ajo dhe Kristi po bëjnë lojë brenda në shtëpi. Kjo e fundit e cilësoi Nitën si “opinioniste” që nuk ka jetuar kurrë në shtëpi dhe se vetë është shkëputur komplet nga loja dhe kritikon të tjerët.watch