Formohet grupi për reformat në legjislacionin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Është formuar grupi i punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, i cili do të duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, si dhe do të punojë paralelisht për një Kod të ri Zgjedhor, njoftojnë sot nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë.

Kryetar i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KSHZ-së.

“Ky proces është ekskluzive dhe në të përfshihen edhe përfaqësues të partive politike, organizata joqeveritare, sindikata, ministri dhe organe kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Share post: