MPB-ja: Është arrestuar një kriminel nga Orizarja e Kumanovës

Më datë 16.04.2023, në ora 23:00, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar “një kriminel”, me iniciale S.A.(37) nga fshati Orizarë të Likovës, njoftojnë nga MPB-ja.

“Ai është kërkuar me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për mbajtjen e dënimit me burg prej 8 vjetësh dhe 4 muaj për kryerjen e veprave penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ në bazë të nenit 292, ‘përpunim, mbajtje dhe tregti me armë në mënyrë të paautorizuar’ në bazë të nenit 396 dhe ‘vjedhje e rëndë’ në bazë të nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Kshanjës”, qëndron në njoftim.

Share post: