27/04/2025

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska djenë deklaratë për media u shpreh se VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë peng i partisë “E majta” dhe janë kundër vendimeve startegjike të vendit, kundër Bashkimin Evropian dhe NATO-s.

Sipas Kuzeskës, VMRO nuk ka mbështetur as Marrëveshjen e Prespës me të cilën vendi u anëtarësua në NATO, ndërsa Mickoski nuk uroi dhe përshëndetin miratimin e kësaj marrëveshje në kuvend.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mbështetën as fillimin e bisedimeve me BE-në. Përkundrazi, kur në tryezë ishte propozimi evropian dhe konkludimet, Mickoski dhe partia e tij përhapnin histeri, organizuan protesta dhe u shndërruan të dhunshëm. Bashkë me partinë “E majta” shpërndanin lajme të rreme për gjuhën maqedonase dhe frikësonin popullin me asimilim dhe bullgarizim”, u shpreh Kuzeska.

Ajo shtoi se përkundër kësaj, Maqedonia e Veriut nisi bisedimet me BE-në me identitet dhe gjuhë të pranuar maqedonase, ndërsa sot, VMRO-DPMNE dhe E majta, sipas Kuzeskës, janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak se nuk deleguan përfaqësues të grupeve punuese.