17/07/2024

Kylie Jenner u kritikua për përpjekjen për të “seksualizuar Pashkët” pasi postoi një seri fotografish të zjarrta për të festuar festën e krishterë.

Ylli i “Kardashians” hyri në Instagram të dielën e veshur me një fustan jeshil nga Jean Paul Gaultier, i cili shfaqte një dekolte të ulët dhe një fund të tejdukshëm.

“Gëzuar Pashkët”, ka shkruar 25-vjeçarja sipër fotove, që pranuan kritika të shumta, shkruan PageSix.

Ajo përdori një shportë prej thurjeje të Pashkëve plot me vezë dhe luledielli si aksesor, duke bërë që disa nga 386 milionë ndjekësit e saj të vënë në dyshim qëllimin e fotove.