Kopshti zoologjik në Shkup është pajisur me tabela informative dhe edukative për kafshët dhe tabela me rregulla të sjelljes. Donacioni është nga kompania “Credissimo”.

“Kopshti zoologjik në Shkup është një nga lokacionet më të vizituara dhe më tërheqëse në qytet dhe është kënaqësi e madhe të jemi pjesë e zbukurimit të tij. Tabelat janë me përmbajtje informative dhe përfshijnë fakte dhe të dhëna interesante për kafshët dhe përveçse janë argëtuese për vizitorët më të rinj, kanë edhe karakter edukativ përmes të cilit vizitorët pavarësisht nga mosha e tyre mund të edukohen dhe të informohen më shumë për çdo kafshë që është pjesë e Kopshtit zoologjik Shkup“, deklaruan nga “Credissimo“.

Nga Kopshtin zoologjik në Shkup shprehën mirënjohje deri te të gjithë kompanitë të cilët kanë ndihmuar dhe përmirësojnë kushtet në Kopshtin zoologjik. “Tabelat edukative tash e një kohë të gjatë nuk janë ndërruar, kështu ky donacion është i një rëndësie të madhe për të gjithë vizitorët për t’u njohur dhe të mësojnë diçka më shumë për kafshët që janë pjesë e Kopshtit zoologjik Shkup“, thonë prej atje.

Në qershor të vitit të kaluar nga Credissimo në Kopshtin zoologjik në Shkup janë dhuruar mjete për rregullimin e hapësirave të luanëve dhe është siguruar ngjyrë për lyerjen e disa hapësirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *