23/02/2024


E dhimbshme, reagimi i Hazard kur kupton që do ketë minuta ndaj Valladolid.

Mbrëmë Eden Hazard pati disa minuta në fitoren e Real Madridit 6:0 ndaj Real Valladolid.
Transferimi i Hazard drejt gjigantit spanjoll në vitin 2019 bëri bujë të madhe, transmeton lajmi.net.

Ylli belg gjithmonë kishte shprehur dëshirën të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ e në atë vit kaloi nga Chelsea drejt kryeqytetit të Spanjës.

Megjithatë, transferimi i tij në Real Madrid nuk shkoi siç e kanë pritur të gjithë.

Lëndimet e shumta që Hazard pësoi, ia ktheu ëndrrën e tij në makth.

Ai nuk arriti assesi që të jetë një lojtar i rëndësishëm për klubin mbretëror, duke mos luajtur pothuajse fare.

Pas plot gjashtë muaj e 20 ditëve Eden mbrëmë luajti disa minuta në tempullin madrilenë.

Ai hyri në lojë në minutën e 65′, duke zëvendësuar Karim Benzema.

E, përpara se të hyjë në lojë belgu u zgjua të përgatitej, ndërsa sot po qarkullon një foto teksa shihet reagimi i tij kur kupton që do ketë minuta për të në atë takim.

Është një situatë e dhimbshme, pasi në Chelsea Hazard ka qenë lojtari kryesor, kurse në Madrid nuk luan me muaj të tërë.

Në atë takim ai arriti të lë gjurmë, duke asistuar në mënyrë maestrale në golin e fundit, për Lucas Vazquez.