11/07/2024

Babi i Dea Mishel ka qenë i ftuar në Wake Up ku ka mbështetur të bijën për lojën që bën.

I ati i Deas nuk ngurroi të thoshte dy fjalë për Olta Gixharin dhe vendimin e saj për tu larguar.

‘Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin.

Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk më ndërron asnjëherë mendimin.

U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë.

Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=CVeWQ29efXs

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/deamichellee/