08/02/2025

Në kontrollet e komunikacionit në qytetin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, prej tyre 46 gjoba për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.

Nga MPB-ja, bëjnë të ditur se 16 masa janë për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Tri gjoba të tjera janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, tre sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të pacertifikuara, gjashtë sanksione për mos dhënien e përparësisë këmbësorëve dhe katër masa për shoferët fillestar .

“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.