12/07/2024

Ky burrë vendosi të bënte tatuazh në trup një foto të pakëndshme të gruas së tij, që e dinte që nuk do t’i pëlqente.

Jarrod Groove, 28-vjeçar, vendosi që në formë shakaje ndaj gruas së tij Tegan 30-vjeç, ta bënte atë tatuazh, transmeton Telegrafi.

Kështu ai zgjodhi një imazh ku ajo nuk kishte pozuar më së miri, klikoni këtu për të parë videon.

Çifti nga Queensland, Australi, herë pas here bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por Jarrod vendosi ta çojë lojën në tjetër nivel me këtë tatuazh, derisa bëri që gruaja e tij të shpërthejë në lot në fillim.

Ai tha e gruaja e tij e bën këtë fytyrë për t’i bërë njerëzit për të qeshur, por kurrë nuk e imagjinoi që do të kapej në kamerë.

“Ajo e urren fytyrën që bën, por mua më pëlqen. Dhe fakti që e urrente kaq shumë këtë foto, thjesht duhej ta bëja tatuazh”, shtoi ai.

Ai tha se gruaja e tij nuk ia kishte idenë se po e bënte dhe mezi po priste ta shihte reagimin e saj.

“E dija që do të përfundonte me dy mënyra ose do të qeshnim bashkë ose nuk do ta shihja kurrë më. Besoj që jam me fat pasi ka sens humori”, u shpreh 28-vjeçari.

“Sidoqoftë, ajo qau në fillim, pastaj qeshi shumë, pastaj qau sërish dhe po kërkonte kompani me laser”. /Telegrafi/