10/12/2024

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, rep artisti Stresi duket se po shijon në maksimum ditët e suksesit pas daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.

Përveç çmimit të madh që ai dërgoi në shtëpi, Stresi tani do të jetë i angazhuar edhe në shumë projekte që nuk përfshijnë vetëm muzikën.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet ylli i hitit “Kosovë-Shqipni”, i cili përmes një postimi në Instagram bashkë me prezantuesin zyrtar të BBVK-së, duket të kenë pasur një bisedë goxha produktive.

“Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe. Asnjë sfidë nuk është shumë e madhe po thotë Dini. Plot Projekte te tjera po vijnë. Ushqehuni me dashni bre njerëz se shpëtoni”, ka shkruar Stresi pos tjerash, duke mos zbuluar detaje të tjera.