Fondacioni Albiz kohë më parë kishte hapur një konkurs letrar për autorë të cilët do të lexonin në një mbremje poetike për Ditën Botërore të Poezise. Ky manifestim letrar mbahet qe 8 vjet me rradhë dhe si çdo vit, do të ndahen 4 çmime poetike nga juria profesionale Mbremja do të zhvillohet në Çifte Hamam, Çarshi e Shkupit, në ora 18.00.
Sivjet në konkurs morën pjesë mbi 25 poetë të rinj të moshës 15 deri 29 vjet.
Çmimet do të jenë të veçanta dhe do t’i japin mundësinë fituesve të marrin pjesë në ndonjë nga ngjarjet kulturore që organizohen nga Fondacioni.