25/01/2025

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma ka folur për tubimin e djeshëm që BDI-ja organizoi në Çair.

“Ngjarja e djeshme në Çair është dëshmi se kjo degë rreshtohet pas Ali Ahmetit. Marr pjesë në 90 përqind të ngjarjeve në BDI. Aty me ne, me Ali Ahmetin ishte edhe kryetarja e forumit Rinor, forumit të Gruas, sekretarë të degës e të tjerë. Mbrëmë ishte salla e mbushur me aktivist, nuk e kemi detyruar askënd. Nuk e kemi detyruar askënd, asnjë administrator, ka pasur vetëm aktivist”, tha Grubi.

Ai foli edhe për sallën dhe ndërtimin e saj dhe për aktualitetin politik.

“Sallën në të cilën ishim dje është salla më e madhe që ndodhet në Çair. Ajo sallë është ndërtuar gjithashtu nga Qeveria. Unë nuk mora leje nga dikush për të shkuar në shtëpinë time. Nuk pres ftesë, leje, nga dikush që të jem pjesë e familjes time. Nuk mund të presësh që dikush që ka punuar për fitoren tënde të të ftoj në shtëpi. Dhëmbi shkon aty ku edhe dhemb gjuha, për këtë ndoshta “ata” e marrin mbi vete këtë fjalë të z.Ahmeti”, deklaroi Grubi.