18/07/2024

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Çair, Nazif Bushi ka deklaruar se Çairi është mobilizuar maksimalisht për pritjen madhështore të liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti për tubimin qendror që do të mbahet sonte në sallën “Shaban Tërstena” në Çair të Shkupit, informon Politiko.mk

“Të nderuar vllezër e motra. Ashtu siç e pritëm Komandantin në mënyr madhështore në vitin 2002 në Shkup ashtu ta presim edhe sot njeriun e madh që SHKUPIT DARDAN ja ktheu dinjitetin shqiptar si asnjëher më par dhe faktorizoi shqiptarët e Shkupit. Vjen Komandanti ALI AHMETI. Njeriu i cili formoi Komunën e parë shqiptare në zemër të Shkupit , njeriu që solli kryetrimin Skenderbeun në Shkupin e vjetër si dhe formoi Univerzitetin e tret shtetror Shqiptar në Shkup, Univerzitetin Nëna Tereza. Ashtu siç na nderoi gjithmon ta nderojmë edhe ne me praninë tonë në tubimin e madh të mikrpritjes Liderin me përmasa ndërkombëtare z. Ali Ahmeti”, ka deklaruar Bushi. (Politiko.mk)