25/01/2025

Përveç takimit me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar edhe një takim tjetër tejet të rëndësishëm në Ohër.

Në vigjilje të takimit, Kurti-Vuçiq, kreu i integristëve ka takuar përfaqësuesin special të Europës për Kosovën dhe Serbinë Miroslav Lajçak

Në këtë takim, Ahmeti ishte i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Kujtojmë, sot në Ohër është paraparë takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit, serb, Aleksandar Vuçiq për marrveshje finale mes dy vendeve.