08/02/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Ohër.

I shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ahmeti ka zhvilluar takim me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Ahmeti-Kurti vjen para takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta realizojë në Ohër me presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohet për marrveshje finale mes dy vendeve/indeks.mk/