17/07/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar shtetin e Kosovës dhe Serbisë për progresin e shënuar sot gjatë takimit negociues në Ohër.

Grubi ka theksuar mbështetjen që Kosova ka marrë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjë të cilën e dëshmoi edhe sot duke qenë i pranishëm gjatë tërë ditës në Ohër.

Poashtu në urimin e Grubit nuk kanë munguar as falënderimet për palët ndërmjetësuese në këtë process negociator.

Statusi i plotë:

Përshëndes progresin e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër, përafrimin e qëndrimeve mes palëve me dakordësi mbi marrëveshjen si asnjëherë më parë me qëllim të zbatimit të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre përmes njohjes së ndërsjelltë.
Sot kryetari Ali Ahmeti ka qëndruar në Ohër që nga orët e para të mëngjesit, duke dëshmuar se i qëndrojmë gjithmonë në mbështetje Kosovës dhe rrumbullakësimit të plotë të shtetësisë së saj.
Mirënjohje për ndërmjetësimin e drejtë dhe krucial të përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të rajonit.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/763499405139580