Takimi negociator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në qytetin e Ohrit ka marrë vëmendjen të madhe mediatike që nga mëngjesi i sotëm.
I pranishëm atje për të shprehur përkrahje për Kosovën ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili zhvilloi dhe takim me kryeministrit Albin Kurti si dhe përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Ndërkohë një fotografi nga takimi me Ahmetin ka publikuar gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, i cili e ka quajtur Ali Ahmetin “simboli I Ohrit”, kështu duke i’u referuar Marrëveshjes historike të Ohrit të vitit 2001.
Potencojmë se vetë prezenca e Ahmetit në Ohër ka ngjallur interesimin e madh të mediave për të kuptuar qëndrimet e tij për këtë çështje. /Indeks.mk