18/07/2024

Urim GJATA

Në 8 Shkurt 2023 pranë Prokurorisë së Tetovës është deponuar kallzim penal për kryetarin e komunës Bilall Kasami. Kallzimi penal është bërë nga drejtoresha e gjimnazin të Tetovës Teuta Llalla e cila në Maj 2023 u shkarkua si drejtoresh nga kryetari i komunës, por Inspektorati i Arsimit, Komisioni i shkallës së dytë, Gjykata Administrative vërejtën se shkarkimi i drejtoreshës ishte i jashtëligjshëm dhe për pasojë drejtoresha u rikthye në detyrën e sajë ndërsa kryetarit të Komunës Bilall Kasamit ju morën kompetencat për gjimnazin.

Çështja nuk përfundojë me kaq, drejtoresha Teuta Llalla duke qenë në të drejtën e saj ka ngritur kallzim penal kundër Bilall Kasamit dhe këshillit të shkollës të cilët sipas kallëzimit penal në prokurorinë e Tetovës vërehet se janë shkelur qëllimisht dy nene. Drejtoresha Llalla përfaqësohet nga avokati Prof.dr. Sejfulla Osmani një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe avokatisë. Nëse vërtetohet se Bilall Kasami ky shkelur Ligjin ai dënohet 6 muaj deri në 3 vite burg në bazë të nenit 353.

Ky kallzim shkaktojë tronditje psikologjike tek kryetari i komunës Bilall Kasami sepse është hera e parë prej më se 30 vitesh demokraci që një drejtor shkolle bën kallzim penal kundër një kryetari komune për shkarkim nga detyra. Pasi dështuan bisedimet e shkuesve nga ana e kryetarit për tërheqjen e kallëzimit penal, Bilall Kasami bëri hapin tjetër duke keqpërdorur pozitat e tija të pushtetit vendor duke bllokuar dotacionet e gjimnazit të Tetovës dhe buxhetin vjetor të kësaj shkolle. E thënë më qartë, kryetari i komunës Kasami dhe këshilli i komunës kanë bllokuar në mënyrë të jashtëligjshëm financat për këtë shkollë të cilat janë detyrim ligjor sepse këto financa i lëshon ministria e financave dhe jo komuna.

Nga inatet e vogla personale Bilall Kasami në këtë rast po rrezikohet sërisht Këshillin e Komunës i cili duke mos e kaluar llogarinë përfundimtare 2022 për gjimnazin e Tetovë mund të shkojë në rizgjedhje për këshillin e komunës. Nëse ndodh kështu, atëherë Bilall Kasami dhe partia e tij që drejton do hyjnë në historinë tragjike e keq menaxhimit të komunës së Tetovës.

Bllokimi i jashtëligjshëm i dotacioneve dhe buxhetit të gjimnazit të Tetovës nga ana e Bilall Kasamit dhe këshillit të komunës çon në mos pagesat mujore të shkollës siç janë energjia elektrike, nafta për ngrohjen e ambienteve shkollore, materialet higjenike, transporti mujor i nxënësve, mirëmbajtja e objektit të shkollës, etj. Bilall Kasami me këto veprime ju merr të drejtën nxënësve për të qenë pjesëmarrës nëpër gara të ndryshme, bllokohen realizimet e projekteve Europiane Erasmus +.

Bilall Kasami në bashkëpunim me partinë maqedonase VMRO-DPMNE janë duke punuar për shkatërrimin e arsimit shqip në Tetovë sepse dihet që gjimnazi i Tetovës zë një vend të rëndësishëm në historinë e suksesshme të arsimit shqip si në kohën e Jugosllavisë ashtu edhe pas viteve 1990.